Flash

Berisha flet për vizitën e Ramës në Gjermani: Mori një mesazh...

Lapsi.al 31 January 2019
Berisha flet për vizitën e Ramës në Gjermani: Mori një

Sali Berisha deklaroi sot në Kuvend se Rama iku në Gjermani ku kishte kërkuar disa takime, por vetëm një takim iu ofrua. Pa dhënë më shumë detaje, Berisha tha se në këtë takim iu dha një mesazh që Rama nuk do ta tregojë kurrë.

Në fjalën e tij, ish-kryeministri shtoi se  Rama i vuri kyçin Kuvendit, pasi shkoi në Gjermani për ekspozitës e shkarravinave.

"Evdin Kristaq Rama i vuri çelësin parlamentit, vrapi në Berlin për të hapur ekspozitën e tij të shkarravinat, Fuga dhe sugari Cakaj hapën lajmet se lideri i tyre, idhulli i tyre do takohej me Angela Merkel dhe kryesorët e Gjermanisë. Shkoi u kthye me bisht në shalë, nuk iu dha asnjë takim, iu ofrua një takim për ti dhënë një mesazh, të cilën ai kurrë nuk do tua thotë ju, e kam fare të sigurta se nuk është zor të monitorosh atë, në qarqet ndërkombëtare flitet për njeriun patologjik. Berlini e priti me rumorin e njeriut të sëmurë psikik, e përcolli me rumorin e njeriut patologjik.

Mirë ju që jeni ushtarë të tij, por shqiptarët që e urrejnë gjer në palcë, urrejtja po rritet si temperatura në ethet e malaries, asgjë nuk e shpëton Edvinin tuaj, ndaj dhe mundësisht na jep pak sqarime me ç’’motiv i vutë drynin Kuvendit ditën e enjte, punon njeriu gjithë javën vjen e gjen drynin se i sëmuri patologjiku si po e quajnë rëndom ndërkombëtarët do të shkonte që mes shkarravinave…" - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI