Gjysëmfinalja ishte misioni dhe Real Madrid nuk zhgënjen, duke thyer 1-3 Girona në Kupën e Mbretit duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Karim Benzema ishte protagonisti absolut i ndeshjes me dy gola në pjesën e parë, që shuan cdo ide të vendasve për ti bërë keq merengues.
Los Blancos ishin favoritë përballë katalanasve, kjo edhe për rezultatin e ndeshjes së parë, por golat e francezit: në minutën e 27-të pas asist të Carvajal dhe në të 43-të, kur sugjerimin e bën Vinicius Junior. I jashtëzakonshëm francezi, por komplimentat i meriton edhe braziliani adoleshent, që bëri një tjetër provë acaruese për mbrojtësit kundërshtarë, me lojëra prestigji e veprime spektakolare.
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/01/ooXFJbgWlJkS7rnT2jQ1_31_d899d1d9d446c969e73b4052e2a1e97b_video_360p_converted.mp4
Girona tentoi të futet në lojë, me golin në minutën e 71-të të Pedro Porro, por Llorente mbyll llogaritë me një goditje të fuqishme, që fikson rezultatin e përgjithshëm 7-3 dhe kalimin në katër më të mirat e Kupës së Mbretit.