Flash

Ariana Grande rregullon tatuazhin e shkruar gabim

Lapsi.al 31 January 2019
Ariana Grande rregullon tatuazhin e shkruar gabim

Ariana Grande para pak orësh na tregoi të gjithëve se ka rregulluar tatuazhin e saj të cilin këtë të martë e kishte bërë gabim.

Për disa që e kanë humbur si informacion, ylli i muzikës ditë më parë postoi në rrjetet sociale një foto në të cilën shfaqte pëllëmbën e dorës së saj, ku kishte bërë një tatuazh që në japonisht do të thotë “zgarë barbekjuje”.

Sipas këngëtares aty shkruhej “7 unaza”, që është titulli i këngës së saj më të fundit.

Por jo! Tatuazhi ishte një gabim dhe një dështim i vogël!

Kanë qenë fansat e këngëtares nga Japonia që fillimisht e informuan atë se tatuazhi ishte shkruar keq!

Kaq ka mjaftuar që Ariana, të fillojë të dyshojë dhe ta marrë seriozisht!

Aq seriozisht saqë e ka korrigjuar tatuazhin!

Në Instagram ajo ka postuar tatuazhin e ribërë!

Duke qenë se është një zonë mjaft delikate dhe e dhimbshme, Ariana ka përdorur mpirës lokalë.

Por kësaj radhe para se ta publikojë e ka konfirmuar mirë e mirë domethënien e shkronjave duke pyetur mësuesen e saj.

Në një nga fotot e postuara në Instastory zbulon se ka në mendje një tjetër plan, teksa i falenderon ndjekësit për korrektësinë dhe për ndihmesën.

“U prefsh në paqe, unë të pëlqeja vërtet!” – shkruan Ariana duke iu referuar tatuazhit që pati gabim.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori hollywoodian

Dik Miller ka ndërruar jetë. Aktori i njohur për rolet e tij në filmat “Gremlins” dhe “Terminator” ka vdekur në moshën 90-vjeçare, raporton “Variety”. Miller...

14:41

Jay dhe Bey, bileta falas për veganët (FOTO)

Bileta falas për të gjithë koncertet e tyre, në çdo kohë, gjatë gjithë jetës. Së bashku me bashkëshortin e saj, reperin e njohur Jay Z, Beyonce do jua japë kët...

13:28

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI