Flash

Alesia Bami zbulon përse u largua nga emisioni 'Stop'

Lapsi.al 31 January 2019
Alesia Bami zbulon përse u largua nga emisioni 'Stop'

Që prej mbrëmjes së djeshme, rrjetet sociale dhe portalet kanë gumëzhirë lidhur me mungesën e velinës Alesia Bami në emisionin “Stop”, pas qëndrimit të saj për më shumë se një vit në pozicionin në fjalë.

Në vend të saj, mbrëmë u shfaq një tjetër balerinë e quajtur Gloria Meshi çka ngriti dyshime për një largim përfundimtar të Bamit nga emisioni investigativ. Por ç’ka ndodhur në fakt?

Largimi i balerinës erdhi vetëm një ditë pas një interviste të saj në emsionin “Ftesë në 5” në “Top Channel” dhe duket se ka qenë pikërisht kjo arsyeja përse velina është detyruar të largohet nga televizioni “Klan”.

Burime për “iconstyle.al” bëjnë të ditur se Bami ka thyer një nga rregullat më të rëndësishme në “Klan”, që është ai i marrjes së një lejeje të posaçme përpara shfaqjes në një tjetër televizion.

Modelja mesa duket e ka neglizhuar një gjë të tillë duke sjellë si pasojë largimin e saj nga emisioni “Stop”.

Dhe siç mund të merret me mend, largimi nuk ka qenë paqësor, duke qenë se mëngjesin e sotëm, Bami nuk e ka kursyer një koment shpotitës ndaj televizionit në një postim në rrjetet sociale duke e quajtur atë tërthorazi “një kasolle”(lexo këtu).

Sakaq, “iconstyle.al” ka tentuar të kontaktojë me modelen në lidhje më çështjen në fjalë dhe është në pritje të një përgjigjeje. /iconstyle.al

Të këshilluara

Justin Bieber tashmë edhe si stilist

Ylli i popit Justin Bieber ka hyrë në indrustrinë e modës si stilist. Bieber ka krijuar një linjën e veshjeve që quhet “Drew House” dhe kryesisht janë në ngj...

09:02

The rock, jo më pjesë e 'Fast&Furious'

Fast & Furious 9” do të nisë xhirimet pa një nga emrat më të famshëm të sagës. “The Rock” ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e filmit të ri, duke shtuar ...

18:40

ide

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI