Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

A i ështe anulluar Berishës viza amerikane? Rama e sfidon: Sali a e kalon dot oqeanin?

Lapsi.al 31 January 2019
A i ështe anulluar Berishës viza amerikane? Rama e sfidon: Sali a e

"A ka gruaja jote aksione te "ABI Bank"? Kjo është pyetja me të cilën e ka sfiduar Sali Berisha Edi Ramën në parlament pasi për të njëjtën gjë e kishte sulmuar edhe Lulzim Basha.

Rama u çua nga tribuna e tij dhe në vend të përgjigjes së drejtëpërdrejt bëri një kundër pyetje: "Nëse gruaja ime do të kishte aksione aty, meqë Abi Bank kontrollohet nga institucionet amerikane, mua nuk do të më lejonin te kapërceja oqeanin.

Tani po pyes Berishën: "Po ti a e kalon dot oqeanin"?

Këtë pyetje Edi Rama e ka përsëritur disa herë me radhë, herë duke qeshur me qësëndi, herë duke lënë shumë aluzione që lidhen me një thashethemnajë të përhapur ditën e fundit, se Sali Berishës dhe familjarëve të tij i është rrefuzuar viza për në ShBA.

Duke iu referuar kësaj, kryeministri Rama i hodhi një kunjë tjetër edhe dy javë më parë ne parlament duke i thënë Berishës: "Të ka ardhur nje mandatë që ti e di mirë Sali".

Berisha u ngrit dhe u përgjigj me një gjuhe të dyfishtë, nisur edhe nga qendrimi konstant i ambasades amerikane ne Tirane se ata "nuk komentojnë vendime lidhur me vizat", se ai nuk i përgjigjet më ftesave zyrtare për jashtë, pasi nuk eshte më drejtues i PD, megjithëse nga Amerika i vijnë shumë ftesa.

Lexo më tej:

A i është refuzuar Berishës viza e ShBA? Përgjigjet ambasada për Lapsi.al

"Nuk të pyeta a ke marrë ftesa, por a e kalon dot oqeanin" i'a ktheu Rama, duke bërë shumë më të fortë dyshimin se ish kryeministrit mund ti jetë rrefuzuar viza amerikane.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI