Flash

Zhvillime të reja për avionin e zhdukur: gjenden mbetje të tij në një plazh francez

Lapsi.al 30 January 2019
Zhvillime të reja për avionin e zhdukur: gjenden mbetje të tij

Zhvillime të reja mbi zhdukjen e avionit me në bord sulmuesin argjentinas Emiliano Sala. Sipas asaj që raportojnë investiguesit e Departamentit të Transportit britanik, mbi një plazh francez në afërsi të Surainville janë gjetur disa mbetje të avionit të përshtatshme për Piper PA-46 Malibu mbi të cilin udhëtonte futbollisti nga Nantes në Cardiff. Sapo është marrë lajmi, autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet në fund të detit përgjatë kësaj zone.

I njoftuar nga autoritet investigative franceze, AAIB ka nisur procedurat për të përqendruar kërkimet në gadishullin Cotentin. Sipas detajeve, në plazhin francez janë gjetur dy ulëse që mund ti përkasin mjetit të zhdukur në 21 janar me në bord Emiliano Sala. "Nga një kontroll paraprak kemi arritur në përfundimin se me shumë mundësi jastëkët vijnë nga avioni i zhdukur", kanë shpjeguar investigatorët britanikë.

Për shkak të kushteve meteorologjike, kërkimet përgjatë detit duhet të fillojnë në fundjavë. "Jemi të ndërgjegjshëm që në zonë po bëhet edhe një kërkim privat, e po punojmë ngushtë me personat e përfshirë për të rritur në maksimum mundësinë për të lokalizuar mbeturinat e avionit dhe për të garantuar një operacion të sigurtë", kanë përfunduar hetuesit.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09