Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

VIDEO/ Studentët kryqëzojnë Erion Veliajn: Vrave Ardit Gjoklajn

Lapsi.al 30 January 2019
VIDEO/ Studentët kryqëzojnë Erion Veliajn: Vrave Ardit Gjoklajn

Takimi i Erion Veliaj sot në qytetin studenti ka marrë një tjetër rrjedhë për kryebashkiakun.

Pasi u fut në godinat 26-27 të Qytetit Studeni, Veliaj u përball me dy studente vajza që e akuzuan këtë të fundit për progandë, por jo vetëm.

"Ti je vrasësi i Ardit Gjoklajt" - i tha njëra studente kryebashkiakut, duke iu referuar 17-vjeçarit që humbi jetën në landfillin e Sharrit dy vite më parë. Ky i fundit e ruajti qetësinë duke i thënë studentes se mund të shkojnë në prokurori.

Një vajze tjetër, asaj që po filmonte përplasjen, iu afruan shoqëruesit e Erion Veliajt duke e detyruar të ndalojë filmimin.

Lëvizja 'Për Universitetin' njoftoi se shoqëruesit e Veliajt ndërhynë me forcë, tentuan t’u merrnin celularët dhe në fund i nxorën jashtë studentet nga godina e mjerueshme ku ato banojnë.

©Lapsi.al 

[video width="428" height="236" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/01/veliaj-studentet-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI