Flash

Roma dërrmohet në Kupën e Italisë: 7-1 nuk i'a bën United këtë herë, por Fiorentina...

Lapsi.al 30 January 2019
Roma dërrmohet në Kupën e Italisë: 7-1 nuk i'a bën

Tupërohet Roma e Eusebio Di Francesco në cerekfinalen e Kupës së Italisë, përballë Fiorentinës, por kjo nuk e bën teknikun e verdhekuqve të japë dorëheqjen. Kryeqytetasit nuk njiheshin në këtë ndeshje, ku shifrat ishin të pamëshirshme, duke i kujtuar edhe një herë disfatën e Manchester vite më parë. Fiorentina në Franchi dominon 7-1, duke shkuar drejt gjysëmfinales, falë tregolëshit të Chiesa (7', 18' e 29'), Muriel (33'), Benassi (66') e dygolëshit të Simeone në fund të ndeshjes (79' e 89'). Kolarov shënoi golin e verdhekuqve (28'), ndërsa Dzeko u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 71'.

STATISTIKAT

• Fiorentina nuk shënonte 7 gola në një ndeshjet të Kupës së Italisë nga shtatori 1969 kundër Bari.

• Kjo është vetëm hera e gjashtë në histori që Roma pëson 7 gola në të njëjtën ndeshje, e para në Kupën e Italisë (e fundit ishte kundër Bayern në 2014).

• Roma nuk kishte humbur kurrë më parë një ndeshje të Kupës së Italisë me katër ose më shumë gola diferencë.

• Fiorentina ka shënuar 7 gola me 9 goditje në portë në këtë ndeshje.

• Federico Chiesa ka marrë pjesë aktive në 8 nga 16 golat e shënuar nga Fiorentina në këtë fillim të 2019 (7 gola e një asist).

• Goli i nëntë i Kolarov me fanellën e Romës: futbollisti serb tani ka shënuar në të gjitha kompeticionet e luajtura me fanellën verdhekuqe.

• Luis Muriel ka shënuar 4 gola me katër goditjet e para në portë me fanellën e Fiorentina.

• Kishte nga 1/8 e finales 2014/15 kundër Atalantës që Fiorentina nuk shënonte 3 gola në pjesën e parë të Kupës së Italisë.

• Luis Muriel ka shënuar 5 gola në 9 ndeshje në Kupën e Italisë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09