Flash

Raporti/ Koreja e Veriut nuk ka hequr dorë nga armët bërthamore

Lapsi.al 30 January 2019
Raporti/ Koreja e Veriut nuk ka hequr dorë nga armët bërthamore

Korea e Veriut nuk ka gjasa të heqë dorë plotësisht nga armët e saj bërthamore, thotë një raport i inteligjencës amerikane, pavarësisht shpresave të administratës Trump.

Koreja e Veriut e ka të pamundur të heqë dorë nga grumbullimet e armëve dhe aftësitë e saj prodhuese, ndërsa përpiqet të negociojë hapa të pjesshëm të denuklarizimit për të marrë koncesione kyçe nga SHBA dhe ndërkombëtarët, thuhet në raport.

Armët bërthamore shihen si pikë e fortë për qëndrueshmërinë e sistemit në Korenë e Veriut.

Raporti i Vlerësimit të Kërcënimit Botëror gjithashtu thotë se Irani nuk po bën armë bërthamore, por kërcënimet kibernetike nga Kina dhe Rusia janë një shqetësim në rritje.

Të dy vendet mund të kërkojnë të ndikojnë në zgjedhjet 2020.

Drejtori kombëtar i inteligjencës, Dan Coats dhe shefat e tjerë të inteligjencës, e paraqitën këtë raport të martën në Senat.

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI