Flash

Piatek-show, tifozët e Chelsea tallen me Higuain: "Paskemi marrë sulmuesin e gabuar"

Lapsi.al 30 January 2019
Piatek-show, tifozët e Chelsea tallen me Higuain: "Paskemi marrë

Ardhja e Gonzalo Higuain tek Chelsea nuk është pritur në mënyrë të ngrohtë nga tifozët e Blues. Përkundrazi. Zgjedhja e sulmuesit argjentinas, që u kërkua me ngulm nga Sarri, ka krijuar dyshime e mosbesim ndër mbështetësit e klubit anglez, që pas spektaklit të Piatek në Kupës e Italisë janë vërsulur në rrjetet sociale, duke e vënë gishtin kundër Pipita. "A mos morëm sulmuesin e gabuar?", pyet një tifoz i Chelsea. "Piatek shënoi dy gola, Higuain refuzoi një penallti", replikoi një tjetër.

Për Higuain, aventura në Premier fillon me probleme. Debutimi super i Piatek me fanellën kuqezi nuk ka mbetur jashtë vëmendjes në ishull e shumë tifozë të Chelsea janë rreshtuar kundër zgjedhjes së klubit për të marrë argjentinasin. Edhe tifozët e skuadrave të tjera të Premier kanë nisur të ironizojnë e kritikojnë goditjen e merkatos së londinezëve në janar. "Po tani cfarë do bëjnë? Do ofrojnë Higuain për Piatek?", shkruan një tjetër në Twitter. "Milan bëri grabitjen e shekullit me Piatek për Higuain", mendojnë të tjerë. "Chelsea bleu sulmuesin e gabuar", besojnë të shumtët.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09