Përveç sezonit 8 të “Game of Thrones”, fansat janë kureshtarë të dinë edhe rreth spinoff-it të tij.
Një ndër protagonistet është edhe Naomi Watts. Nuk është ende zyrtare, por seriali mund të jetë gati në vitin 2020. Në qendër të tij do të jenë sërish historitë e George R.R. Martin.
Watts, do të ketë një rol protagonisteje, por ende nuk dihet më shumë se kaq. Prequel-i do të ambientohet mijëra vite më parë se ngjarjet e serialit origjinal.
Gjatë një interviste për “Variety”, aktorja deklaroi: “Bëhet fjalë për një botë fantastike. Mendoj se historia ka shumë elementë brilantë, që e bëjnë ekzaltuese. Nuk dua të flas më shumë se ç’duhet, por është emocionuese”.