Prokuroria e Rrethit të Pukës ndodhet në një situatë jashtë normales. Përveç drejtueses së organit të akuzës Elidjana Kasës, nuk ka mbetur asnjë prokuror.
Kasa i ka shprehur shqetësimin e saj përmes një letre, kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.
Ajo ka nënvizuar se prej mungesës së organit të akuzës është e vështirë të hetohen ngjarje kriminale në vend.
Duke iu referuar urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm të datës 31.01.2018, ku caktohet që Prokuroria e rrethit gjyqësor Pukë të ketë tre prokurorë, Kasa bën kërkesë plotësimin e vendeve bosh.
Drejtuesja e organit të akuzës, shprehet se e ka të vështirë të kryejë funksionin e saj edhe për shkak të lidhjeve fisnore që ka me disa qytetarë të Pukës, të cilët po ndiqen penalisht.

