Kur Hasley publikoi hitin e saj të fundit “Without Me” pas ndarjes me G-Eazy-n, të gjithë menduan se ishte një dedikim për të dhe kohën që kaluan bashkë.
Publiku u bind akoma më shumë se kënga i ishte kushtuar reperi-t të njohur, kur Hasley në videoklipin e këngës zgjodhi për protagonist një aktor me një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Eazy-n:
Megjithatë asgjë nuk ishte pranuar nga këngëtarja deri tani, kur më në fund ajo konfirmoi se po, kënga është e gjitha për lidhjen me ish- të dashurin dhe një lloj rrëfimi për ndarjen e tyre. Autorja Michelle Lhoqq e përshkroi kështu proçesin e të menduarit të Hasley-t: “Pas ndarjes me G-Eazyn, ajo ndjeu shumë presion sepse donte të shprehej publikisht. Hasley ka qenë shumë transparente me publikun për jetën e saj gjithmonë. Dhe si mund ta bënte këtë? A është zgjidhje të dalësh live dhe të flasësh për gjithçka? Apo duhet të shkruash në Twitter? Më mirë është kur bën një këngë. Hasley gjithmonë ka thënë: Mësimi më i mirë që kam marrë është të bëja art dhe jo tituj në media. Sepse është shumë e lehtë për shkak të mediave sociale që nga një muzikante të kthehesh në një personalitet.”