Flash

"Guardiola e harroi Real Madrid me qëllim", Solari sulmon ashpër ish-teknikun e Barcelonës

Lapsi.al 30 January 2019
"Guardiola e harroi Real Madrid me qëllim", Solari sulmon

"Skuadrat më të mira të dhjetëvjecarit të fundit në Europë janë Juventus, Bayern Mynih e Barcellona", ka deklaruar së fundmi Pep Guardiola për Bild. Sigurisht bëhet fjalë për një opinion dhe kështu është tërësisht personal, por fjalët e teknikut të Manchester City kanë bërë shumë zhurmë në Spanjë, mbi të gjitha sepse ish-tekniku i Barça nuk ka përmendur Real Madrid, që ka fituar katër nga pesë Champions League të fundit, tre nga të cilat radhazi.

A është një harresë e pafajshme apo një zgjedhje e qëllimshme për të ulur vlerat e fitoreve të Blancos, mbetet për tu parë, por Santiago Solari nuk ka asnjë dyshim: "Ajo e Guardiola më duket një deklaratë e qëllimshme, jo një harresë. Por ne nuk kemi nevojë të luftojmë për të qenë më të mirët në një dekadë, sepse Real Madrid është klubi më i mirë i shekullit të shkuar e i historisë së futbollit - ka thënë tekniku gjatë konferencës së shtypit në vigjilje të Kupës së Mbretit - Por Real është edhe klubi më i mirë i dhjetë viteve të fundit”.

Edhe pse Guardiola është larguar nga Spanja prej vitesh, sic duket për të është gjithnjë shumë i nxehtë "derbi" me Real.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09