Në “Times Square”, në New York, është vendosur një reklamë e madhe promovuese për artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
“Nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruhej në këtë billboard, që ka bërë krenarë shqiptarët anë e kënd botës.
Kjo reklamë e mundësuar nga “Spotify”, ka promovuar gjithashtu artisten tjetër shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe arsyeja e vendosjes së tyre është nominimi i tyre për çmimin “Artisti i ri më e mirë”.
Vetëm pak ditë më parë, në ekranet gjigante të “Times Square” të New York-ut është shfaqur edhe portreti i artistes Rexha.
E lumtur me këtë fakt, Bebe kishte ndarë me ndjekësit e saj imazhe nga billboardi gjigant, ku ishte shprehur e lumtur për paraqitjen e saj aty.
Për Bebe Rexhën, ekrani i “Spotify” ka shkruar: “Nga xhirot e trageteve mes New Yorkut dhe Staten Island, nominuar për Artisten e re më të mirë”.
Bebe Rexha është lindur e rritur në New York nga prindërit shqiptarë dhe me siguri që projektuesit e reklamës, nuk kanë qenë në dijeni për prejardhjen e saj shqiptare, nga Dibra.
