Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

‘E kam të pamundur mbrojtjen’, tërhiqet avokati i Nazer Seitit

Lapsi.al 30 January 2019
‘E kam të pamundur mbrojtjen’, tërhiqet avokati i Nazer

Avokati i Nazer Seitit, Detar Hysi, hoqi dorë nga mbrojtja e klientit të tij.

Përmes një shkresë drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda, Hysi thotë se e ka të pamundur ushtrimin e detyrës së tij për shkak të mos komunikimit me të pandehurin Nazer Seiti, i cili gjykohet në Itali.

“Në vazhdim të përmbushjes së detyrës time si mbrojtës, në bazë të ligjit për Avokatinë, ju njoftoj se nuk jam më mbrojtës dhe përfaqësues i këtij shtetasi, në seancën gjyqësore paraprake më 04.02.2019 të caktuar nga ana juaj  për gjykimin e kësaj kërkese penale, për shkak të moskomunikimit me të pandehurin Nazer Seiti, pasi ai ndodhet me masë shtrënguese, sigurimi personal në shtetin Italian nga gjykata e Catanias. Në këto kushte e kam të pamundur vazhdimin e mbrojtjes.” - shkruan avokati Hysi në shkresën drejtuar gjykatës.

I konsideruar si financieri i grupit kriminal të drogës ‘Habilaj’, Nezar Seiti u ekstradua në Itali në janar të 2018. Ekstradimi i tij shkaktoi përplasje të forta institucionale, madje pati dhe akuza nga opozita se ai u largua për ti kyçur gojën, pasi kishte vendosur të fliste kundër ish-ministrit të Brendshëm. Nezar Seiti u arrestua në Babicë të Vlorës më 19 tetor të vitit të kaluar gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan rreth 4 ton kanabis.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI