Nuk ishte mbrëmja e duhur për skuadrat e Manchester ajo e javës së 24 në Premier League. Manchester City përmbyset në transfertën e Newcastle United, duke i dhënë mundësinë Liverpool të arratiset në rast fitore. Gati një lëshim stafete me të kuqtë e Klopp që tani mund të shkojnë në 6 pikë diferencën me vendin e dytë të Guardiolës nëse mundin në Anfield Road Leicester. Dicka më mirë United, përsa i përket rezultatit, por gjithësesi magjia e Solskjaer është ndalur tek e nënta radhazi, edhe pse tekniku norvegjez mbetet i pamundur...
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/01/mYfzjBWWlNkKbZ9mdKpn_29_5cfe44580bb0d7578b632c8068d04b5d_video_720p_converted.mp4
Në avantazh praktikisht që kur filloi ndeshja, me golin e Sergio Agueros pas 30 sekondash, për Citizens u mendua një tjetër fitore e thjeshtë. Vetëm se nuk ishte i këtij mendimi Newcastle United dhe Benitez që përmbysën gjithcka me golin e Rondon, në minutën e 66' dhe Matt Ritchie 10 minuta nga fundi.
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/01/CepaewutL8l9JsSwUwno_29_3c3e5178816ac4a13d1df2fe9f86eca0_video_720p_converted.mp4
United ka patur nevojë për dy minutat e fundit për të rikuperuar dy golat e disavantazhit ndaj Burnley. Ndoshta nuk shërbeu për të marrë fitoren e nëntë radhazi por Pogba e Lindelof treguan se Djajtë e Kuq kanë karakter.
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/01/rS8HKiYN5xBkfKppifgB_29_ee55f3cce1ab6a44c19a0cdb7c32511b_video_720p_converted.mp4
Fitore për Arsenal që mundi 2-1 Cardiff, në ndeshjen e parë të tyre pas humbjes tragjike të Emiliano Sala. Sukes gjithashtu edhe për Wolves e Fulham, ndërsa suksesin e vetëm në transfertë e mori Everton përballë Huddersfield.
England - Premier League
Arsenal 2 - 1 Cardiff City
Fulham 4 - 2 Brighton & Hove Albion
Huddersfield Town 0 - 1 Everton
Wolverhampton Wanderers 3 - 0 West Ham United
Manchester United 2 - 2 Burnley
Newcastle United 2 - 1 Manchester City