Flash

Sukaj prezantohet në Vlorë, por me çfarë lekësh u ble sulmuesi?

Lapsi.al 29 January 2019
Sukaj prezantohet në Vlorë, por me çfarë lekësh u ble

Flamurtari prezanton goditjen e parë në merkato për periudhën dimërore, duke vënë nën kontratë Xhevahir Sukaj. Deri këtu nuk ka asnjë problem, madje duhen komplimentuar drejtuesit e kuqezinjve, që në 48 orë arritën të zëvendësojnë Tomislav Busic, duke i dhënë Ilir Dajës një qendër të vërtetë në organikë. Por në kohën kur vlonjatët kanë kaq kohë pa pagesa dhe ngërci financiar ka bërë që të fashiten objektivat e fillimit të sezonit, lind natyrshëm pyetja: Me çfarë parash u ble sulmuesi?

Situata me Bashkinë Vlorë vazhdon të jetë e bllokuar me administratorin Sinan Idrizi që kërkon dëmshpërblimin për borxhet e shlyera me ish-trajnerin Gjoka apo disa lojtarëve të tjerë ish-Flamurtari, në kohën kur nuk e kishte detyrim. Në anën tjetër fondi për sportin ka shkuar për Orikumin me Bashkinë që nuk ka ndjerë detyrimin për të mbështetur Flamurtarin, duke qenë se klubi ka një administrator.

Por kjo situatë e ka lënë klubin pa financa dhe të shqetësuar edhe për një transfertë jashtë pritshmërive si ajo me Tiranën në Kupë, me ndeshjen që u shty për shkak të reshjeve të shumta, duke dyfishuar shpenzimet e kuqezinjve. Pa përmendur këtu se prej muajsh askush nga lojtarët nuk paguhet.

Por Sukaj firmosi dhe shkodrani natyrisht që nuk ka vënë firmën pa paradhënie, në këtë situatë ku kriza financiare e Flamurtarit nuk është e fshehtë. Ndaj në skuadër tashmë edhe ata që e kanë ruajtur qetësinë mund të mos ndihen më aq të sigurtë se para nuk kanë në Vlorë. Kujtojmë se Sukaj është nga ata lojtarë, që janë paguar edhe 2000 euro për cdo gol, kur u kthye në Superiore për të veshur fanellën e Partizanit. Kjo sa për të qenë të qartë për cfarë lojtari bëhet fjalë...financiarisht duke folur.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09