Flash

Rudina Magjistari i përgjigjet Lapsit: 'S'jeni gazetarë s'bëni investigime'

Lapsi.al 29 January 2019
Rudina Magjistari i përgjigjet Lapsit: 'S'jeni gazetarë

Prezantuesja Rudina Magjistari, pas publikimit të një historie të gënjeshtërt të një prej të ftuarve në programin e saj, duket se e ka të vështirë të pranojë përgjegjësinë për atë që ka ndodhur. Analiza kritike e Lapsi.al nuk është pritur mirë nga moderatorja, e cila kërkon përgëzime për "ndreqjen" e një gafe publike të saj.

Fillimisht ishte ajo vetë që publikoi këtë histori të genjeshtërt duke kërkuar më pas përgëzime për "korrigjimin" e saj.

Ndërsa prezantuesja e njohur pretendon se Lapsi.al ka lartësuar vesin në analizën e publikuar ditën e sotme, e vërteta është krejt tjetër.

"Mitoman, i etur për famë, artist fallco i çmendur pas rrejteve sociale, Edlir Reka mund të jetë çfarë të dojë. Por talenti i tij i sigurtë është ai i një mashtruesi virtuoz. Dhe e arriti këtë duke futur në kurth dy emisionet e pasdites “Ftesë në 5” dhe “Pasdite me Rudinën” duke u hequr si një piktor me famë botërore, që kishte ekspozuar nga Moska në Berlin dhe verprat e të cilit ruheshin në muzetë më të mëdha ndërkombëtare, si ai i artit modern në Moskë", shkruan Lapsi.al për Edlir Rekën.

Ishte vetë moderatorja që ftoi një personazh të panjohur më parë për publikun pa u thelluar në informacione të detajuara për arritjet e tij, duke treguar një indiferencë aspak profesionale dhe mungesë përgjegjësie pë atë çfarë i servir publikut.

Investigimin e munguar prej stafit të saj për historitë e trilluara të personazhit të ftuar prej saj, e kërkon prej mediave të tjera, në rastin konkret Lapsi.al.

 

 

 

 

Të këshilluara

Martesa e tejzgjatur e Nick dhe Pryanka

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas janë ende duke u martuar! Sipas ritualeve indiane, çifti po zhvillon disa dasma plot elegancë në Karolinën e Veriut, ka raport...

09:30

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI