Flash

Presidenti Vuçiç viziton Shqipërinë në mars

Lapsi.al 29 January 2019
Presidenti Vuçiç viziton Shqipërinë në mars

Situata në rajonin e Ballkanit dhe marrëdhëniet mes vendeve do të jenë temë e diskutimeve në Samitin që do të zhvillohet në Tiranë në fillim të muajit mars. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar pjesëmarrjen në një takim të zhvilluar me homologun e tij slloven. Gjatë diskutimeve presidenti Vuçiç ka theksuar se për rishikimin e territorit me Kosovën duhet të dëgjohen dhe interesat e shqiptarëve, ndërsa Pahor ka vënë theksin te impakti që do të krijojë në rajon.

Diskutimet mes Serbisë dhe Kosovës pritet të jenë temë e diskutimeve edhe në Tiranë në Samitin e Brdo-Briunit, në datat 7 dhe 8 mars.

Në konferencën e përbashkët për mediat të Presidentit slloven dhe atij të Serbisë, ky i fundit tha se samiti do të jetë një takim i rëndësishëm për të gjithë rajonin.

Duke u ndalur te korrigjimi i kufijve, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, u shpreh se çdo vendim në këtë kontekst nuk duhet të sjellë probleme në rajon.

“Ky është një proces që në radhë të parë duhet të jetë tolerant, i besueshëm dhe me zgjidhje paqësore e të mos sjellë probleme të tjera në rajon. Unë nuk do ta hedhja këtë si një zgjidhje, por do të isha shumë, shumë i kujdesshëm”, tha Pahor.

Ndërkohë, presidenti Vuçiç tha se duke parë situatën aktuale, për zgjidhjen e problemeve me Kosovën duhet të dëgjohen edhe interesat e shqiptarëve.

“E di se askush nuk dëshiron ta dëgjojë këtë fjali, por është thelbësore që të shohim edhe interesat e tjetrit dhe të bëjmë përpjekje të arrijmë kompromis”, tha Vucic.

Vuçiç foli gjithashtu për protestat kundër autoriteteve, duke thënë se kur do të shkojnë në votime të gjitha ato parti politike që marrin pjesë në këto organizime nuk do të jenë në gjendje të fitojnë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI