Flash

Niset nga Paskuqani, grabit në Memaliaj, arrestohet në Shkodër

Lapsi.al 29 January 2019
Niset nga Paskuqani, grabit në Memaliaj, arrestohet në Shkodër

Mësohet se autori i shpallur në kërkim I. K., 29 vjeç banues Paskuqan, Tiranë, është ndaluar nga blutë e Shkodrës që kanë mundur ta identifikojnë. Ngjarja ndodhi të martën e kaluar në një dyqan në qendër të qytetit të Memaliaj, në pronësi të Mustafa Mustafait. Ai me bashkëshorten ishin ende në dyqanin ku tregtojnë artikuj industrialë, në kohën kur një person i paidentifikuar i ka goditur dhe i ka marrë me forcë rreth 50 mijë lekë dhe një telefon. Kambisti 70-vjeçar përfundoi në spitalin rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër me gjithë bashkëshorten.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI