Flash

Mbijetesa/ Tolerime nuk lejohen, aleanca ndoshta, por kush nga të katërt rrezikon më shumë...

Lapsi.al 29 January 2019
Mbijetesa/ Tolerime nuk lejohen, aleanca ndoshta, por kush nga të

Mbijetesa ka qenë pothuaj gjithnjë kështu. Me sy e veshë nga kundërshtari, me laps e me letër për të bërë llogari, llogari që me shumë mundësi këtë herë janë ngatërruar keq qe te nuk ka makinë llogaritëse ti marrë përsipër.

Nga Kastrioti i vendit të fundit, tek Tirana e katërta nga fundi, distanca është shtatë pikë, por kjo nuk i bën as krutanët të rrëzuar e as bardheblutë të shpëtuar, sepse në mes janë Kamza e Luftëtari dy distanca nga njëra tjetra nga, vendi i fundit dhe tre nga Tirana.

Tre prej tyre luajnë në shtëpi dhe në këtë rast më fatkeqi është Luftëtari, që pasi u dërrmua me dëshirë nga krutanët, duhet të bëjë pikë në Lac. Sa e realizueshme është, me trajner të ri, pas largimit të Mezanit, mbetet për tu parë.

Ajo që është e sigurtë është se askush nga tre të tjerat direkt te përfshira nuk ka garanci. Tirana pret Teutën dhe ndoshta është ndeshja më ballëhapur, por përtej cdo insinuate Kamza nuk mund të bëjë bamirësen me Partizanin, në respekt të nje dore të dhënë për qendrimin në Superiore sezonin e kaluar.

Nuk mund ta bëjë sepse do të ishte rrëzim i firmosur para kohe, në kohën kur Skënderbeu nuk dihet cmendon, per me tepër që gjashtë ndeshje pa fitore, nga të cilat pesë humbje i ka bërë. Kastrioti këtë pret...

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09