Flash

FSHF mohon akuzat e Sadikut: "Nuk kemi pasur kurrë korrespondencë me FIFA, nëse do Kosovën, nga ne nuk ka pengesa"

Lapsi.al 29 January 2019
FSHF mohon akuzat e Sadikut: "Nuk kemi pasur kurrë korrespondencë

Loret Sadiku nuk është një emër i ri për Kombëtaren e Shqipërisë: herën e fundit në vëmendje ishte për refuzimin e thirrjes së teknikut Christian Panucci, me justifikimin se ishte i dëmtuar. Vetëm se këtë herë situata është shumë më e tensionuar dhe thyerja e mardhënieve mes 27 vjecarit me orgjinë kosovare dhe Federatës Shqiptare të Futbollit është definitive.

Futbollisti i Kasimpasa pretendon se FSHF-ja i ka falsifikuar një firmë, duke ia bërë të pamundur kalimin te Kosova. Reagimi zyrtar i FSHF-së pas kësaj dalje të Sadikut ka qenë i menjëhershëm: "Nuk ka asnjë kërkesë dhe korespondencë me Fifa-n - është përgjigja e intitucionit që drejton futbollin shqiptar -. Nuk ka patur madje asnjë korespondencë gjatë dy viteve që kjo cështje ekziston. Nuk ka asnjë tendencë për ta penguar lojtarin të bëjë zgjedhjen e tij. Nëse do ketë kërkesë nga ana e tij, apo avokatëve e menaxherit, për tu nashkuar me kombëtaren e Kosovës, ne jemi disponibël ta kënaqim".

Cështja e Sadikut ka një rrjedhë të cuditshme, në kohën kur lojtari ka luajtur për moshat e Suedisë deri në U-21, por pasi luajti dy miqësore për Kosovën, para anëtarësimit në UEFA e FIFA, pranoi ftesën e Shqipërisë, duke e bërë më pas të komplikuar zgjedhjen e një përfaqësie të tretë, që në këtë rast do të ishte Kosova.

“Dëshira e Loret Sadikut është që të aktivizohet me Kosovën. Ai po punon me një avokat në FIFA në mënyrë që ta fitojë të drejtën për të luajtur me Kosovën”, ka thënë për “Zërin” kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09