Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Basha tregon historinë, çfarë i ndodhi kur shtroi babain në QSUT

Lapsi.al 29 January 2019
Basha tregon historinë, çfarë i ndodhi kur shtroi babain

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka rrëfyer këtë të martë përpara qytetarëve në Shkodër për një eksperiencë personale, që i ka ndodhur në spitalin e Tiranës.

Teksa fliste në mbledhjen me demokratët, Basha u shpreh se vitin e kaluar ju desh të shtronte të atin në spital për një ndërhyrje dhe se me sytë e tij ka parë që në pavjonin e reanimacionit brenda pak kohësh 6 infermierë prisnin të iknin nga Shqipëria.

“Një vit më parë mu desh të shtroja tim atë në një nga departamentet e QSUT-së për një ndërhyrje goxha komplekse. Falë Zotit e kaloi shumë mirë por me këtë rast mu desh të kaloja goxha kohë pranë tij dhe pashë me sytë e mi një pavijon, pavijonin e

Reanimacionit ku punon 7 infermiere, të cilët për nga aftësia profesionale, kompetencat profeisonale, dhembshuria njerëzore që trajtonin çdo pacient, jo thjesht babën tim, por çdo pacient dhe për nga orari i zgjatur ishin heronj, merrnin edhe paga të papërfillshme.

Aty mora vesh se brenda majit 6 prej infermierëve do të iknin. Natyrisht më erdhi keq në planin njerëzor të largohen bashkatdhetarë, në këtë rast infermieret. U tmerrova duke menduar se si në këtë pavijon kërkohet një shërbim shumë i specializuar pa pritur do të mbetej vetëm 1 infermiere”, tha Basha.

 

Të këshilluara

Lokalizohet grabitësi i bankës në Tepelenë

Kanë kaluar rreth 24 orë nga grabitja spektakolare e bankës në Tepelenë, por autori është ende i lirë. Policia tha një ditë më parë se e ka identifikuar grabitë...

16:03

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI