Flash

A do ta kalojë Donika Prela vetingun? Vendimi shtyhet për në 5 shkurt

Lapsi.al 29 January 2019
A do ta kalojë Donika Prela vetingun? Vendimi shtyhet për në 5

Vendimi që do të marrë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prel, shtyhet për në datë 5 shkurt.

Nën akuzë nga PD-ja për një sërë çështjesh, ss fundi edhe e akuzuar si pjess e psrgjimeve me kreun e bandss ss Avdylajve, Donika Prela do të duhet të presë edhe disa ditë për t’u njohur me vendimin, nëse do ta kalojë apo jo testin e vetingut.

Në seancën e ballafaqimit në KPK përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs i tha hapur: “Dosja juaj më la një shije të keqe”,  ndërsa i kërkoi llogari drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prelës, për disa probleme në lidhje me pasurinë e saj.

Ndërkohë, relatorja Xhensila Pine tha se referuar hetimit për Prelën, ka rezultuar se në dy kriteret e rivlerësimit, atë të pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale, prokurorja ishte e përshtatshme për të vazhduar detyrën.

Problem, sipas relacionit të lexuar nga Pine, u bë paga e marrë në “të zezë” e bashkëshortit të prokurores, dy apartamente të blera me një çmim më të ulët se vlera e tregut, si dhe një hua e marrë nga një i afërm. Vetë Donika Prela nuk kishte zgjedhur një mbrojtës ligjor, ndërsa para Komisionit ka dhënë shpjegimet e saj në lidhje me dyshimet e ngritura nga KPK, duke kërkuar në fund konfirmimin në detyrë.

HETIMI I KPK

Nga hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rezulton se të ardhurat e Prelës janë nga paga e saj si prokurore dhe e bashkëshortit të saj si inxhinier ndërtimi në disa shoqëri private dhe të ardhurat nga puna në disa institucione shtetërore. Ndërkohë, problem u konsideruan të ardhurat e këtij të fundit nga paga e marrë në një firmë ndërtimi.

Nga viti 2003 deri në vitin 2005, sipas KPK-së, bashkëshorti i prokurores është paguar kesh nga firma dhe rezulton se për këto të ardhura nuk janë paguar sigurimet shoqërore dhe tatimet. Ndërkohë, edhe në 5 vitet që pasojnë, paga është dhënë kesh, ose pjesërisht nëpërmjet bankës dhe rezultojnë pjesërisht të tatuara.

“Shtrohet pyetja, deri në çfarë mase, pagat e bashkëshortit gjatë këtyre viteve mund të justifikojnë blerjen e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve të jetesës”, tha Pine. Nga ana tjetër, Donika Prela shpjegoi se kjo çështje është çuar në Gjykatë, ndërsa shtoi se pagimi i kontributeve është një detyrim i punëdhënësit.

Ndërkohë, në sitën e KPK-së kanë kaluar edhe blerjet e dy apartamenteve, që janë përfituar sipas Komisionit në një vlerë më të ulët se ajo e tregut. Në lidhje me këtë konstatim, Prela dhe bashkëshorti i saj kanë shpjeguar se ky çmim është për faktin se ai ka qenë punonjës në firmën e ndërtimit dhe për këtë, ka përfituar ulje të çmimit. Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe firma, e cila në shpjegimet e dhëna ka thënë se këtë praktikë e ka ndjekur edhe me punonjës të tjerë.

Ndërkohë, për dyshimet e ngritura nga ILDKPKI për blerjen e një sipërfaqe toke në Petrelë me çmim më të ulët se ai i referencës, KPK tha se ishte brenda çmimit të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave për këtë zonë.

Përgjigjet e Donika Prelës nuk bindin përfaqësuesin e ONM-së

Theo Jacobs
Theo Jacobs

Ndërkohë që Komisioni e ngarkoi me barrën e provës për pagën e bashkëshortit, përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, u tregua më i ashpër ndaj drejtueses së Krimeve të Rënda. Ai tha se me shpjegimet e dhëna deri në një moment të seancës, Prela e kishte bindur në lidhje me disa gjëra, por sërish kishin mbetur dyshime në kokën e tij. Jacobs e pyeti Prelën, se pse bashkëshorti është paguar në kesh.

“Pas kësaj përgjigjeje, do të vazhdojmë me atë çfarë është përgjegjësia juaj apo jo”, tha Jacobs. Ky i fundit tha më tej se arsyetimi i Prelës e nxirrte bashkëshortin e saj si viktimë në këtë mes, por ajo çfarë e shqetësonte atë, ishin taksat dhe jo sigurimet shoqërore, për të cilat Prela vazhdonte të shpjegonte se kishin paditur shoqërinë. “Unë e kuptoj qëndrimin tuaj dhe ai e paraqet burrin tuaj si viktimë në këtë situatë. Ajo çfarë më shqetëson mua nuk janë sigurimet shoqërore, por mospagimi i taksave. Unë dua të qartësoj nëse bashkëshorti juaj është një viktimë apo mund të ketë qenë pjesë e një skeme dhe ta ketë pranuar situatën. Ajo që mua më bën të dyshoj është fakti se vazhdoni të keni komunikim me këtë shoqëri”, tha Theo Jacobs.

Por pavarësisht qëndrimit të Përfaqësuesit të ONM-së, Donika Prela tha se u qëndronte parashtrimeve të saj, se ishte një detyrim i kompanisë që të paguante detyrimet. Më tej, kryeprokurorja ia justifikoi këtë fakt Jacobs, me realitetin shqiptar. “Unë dhe bashkëshorti im kemi jetuar dhe punuar në Shqipëri dhe jo në një vend të Bashkimit Europian, ku një marrëdhënie pune fillon dhe mbaron në mënyrë të ligjshme. Bashkëshorti im ka nënshkruar një kontratë dhe u është përmbajtur detyrimeve të saj. Legjislacioni shqiptar ngarkon me përgjegjësi punëdhënësin për detyrimet dhe nuk ka asnjë dispozitë që tregon se tatimi në burim mund të paguhet në mënyrë vullnetare. I qëndroj asaj që kam thënë në parashtrimet e mia, kjo është detyrë e kompanisë, ne e kemi paditur për këtë arsye”, tha Prela.

Të këshilluara

Gati ftesa për Maqedoninë në NATO

Javën e ardhshme, parlamenti grek pritet të ratifikojë protokollin e pranimit të Maqedonisë në NATO. Seksioni grek i CNN duke iu referuar burimeve nga Minist...

19:57

Kukës, zjarr në konviktin e nxënësve

Një zjarr i madh ka rënë këtë pasdite në godinën e konviktit të nxënësve të gjimnazeve në Kukës. Mësohet se flakët kanë rënë në sektorin e kuzhinës së konviktit...

19:52

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI