Flash

17-vjeçarja përplaset nga furgoni i mallrave, rëndë në spital

Lapsi.al 29 January 2019
17-vjeçarja përplaset nga furgoni i mallrave, rëndë

Një vajzë 17-vjeçare u aksidentua rëndë ditën e sotme pranë tregut industrial në Lezhë.

Adoleshentja me inicialet D.M. raportohet se po kalonte rrugën kur u përplas nga një furgon mallrash.

Ajo ka marrë shumë dëmtime siç thonë burime paraprake nga policia dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Policia e Lezhës ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI