Flash

Vrasja e 34-vjeçarit në Zall-Bastar, jepet masa e sigurisë për tre të akuzuarit

Lapsi.al 28 January 2019
Vrasja e 34-vjeçarit në Zall-Bastar, jepet masa e sigurisë

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest me burg” për Esat Canin i cili akuzohet se ka vrarë me sende të forta Arben Gjecin. Gjykata ndeërkohë vendosi arrest shtëpie për motrën e tij Elida Cani dhe të fejuarin e saj Dëfrim Kurti. Të tre u arrestuan për vrasjen e ndodhur pak ditë më parë në Zall Bastar.

Autori i dyshuar i krimit, Esat Cani, ka pranuar të ketë debatuar me viktimën ditën kur ndodhi ngjarja, por mohon ta ketë vrarë atë. Ai ka rrëfyer se ishte bashkëshorti i Elidës, Dëfrim Kurti që kishte zbuluar tradhtinë. Të dy të rinjtë kishin vendosur të mbanin nën vëzhgim 20-vjeçaren për ta kapur në flagrancë me të dashurin.

Burime policore thanë se ata i kanë kapur në një kasolle dhe në gjaknxehtësi e sipër vëllai i Elidës e ka sulmuar 30-vjecarin Gjeçi me levë. Babai i 3 fëmijëve ka marrë plagë të rënda në kokë nga të cilat gjeti vdekjen në spital. Trupi i tij u la në anë të rrugës ku u gjet nga kalimtarët. Ishin mjekët që kanë kuptuar se viktima ishte vrarë, dhe nuk ishte aksidentuar, siç u tentua të fshihej krimi.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI