Flash

Skandali në "Fiks Fare": Heroina shitet pranë shkollave të Tiranës më lehtë se cigaret

Lapsi.al 28 January 2019
Skandali në "Fiks Fare": Heroina shitet pranë shkollave

Bashkëpunëtori i “Fiks Fare” tha se në vitin 2019, ishte “më kollaj sesa të blesh një paketë cigaresh”. “Kjo, sepse për paketën e cigareve mbyllen dyqanet dhe s’ke ku gjen, kurse për heroinën mjafton të lëvizësh nëpër lagje dhe do ta gjesh dikë. Shumica prej nesh e dinë se ku lëviz. Nëse shkon atje, të afrohen vet, të njohin, kanë rojet e tyre. Me një lëvizje të vogël. Ata i ndërrojnë telefonat çdo javë. Nëse je klient i mirë ta japin numrin e ri. Nëse je klient që shkon një herë në muaj, ti përfundon duke lëvizur në çdo lagje”.

Më tej, ai shton se çdo ditë del ndonjë shitës i ri. Shumica kanë pseudonime.

“Pikat i njohim që të gjithë. Mjafton të thuash te Zogu, se i dinë që të gjithë. Mjafton të thuash te Shkolla e Bashkuar, se e dinë të gjithë. Mjafton të thuash në Kombinat, se e dinë të gjithë. Është aq e lehtë sa gjendet në burg. Shiten afër shkollave, brenda shkollave, shumica e pikave ku shiten janë afër shkollave”, përfundon ai.

Më pas, bashkëpunëtori dhe grupi i “Fiks Fare” shkojnë në disa nga këto pika në Tiranë. Në rastin e parë, bashkëpunëtori shkon në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Gjon Buzuku”. Fillimisht takon një përdorues dhe të dy shkojnë të blejnë lëndën narkotike.

Në rastin e dytë, bashkëpunëtori shkon në afërsi të shkollës “Pjetër Budi”, ngjitur me Gjykatën e Tiranës. Pasi i jep 2.000 lekë, i merr shpërndarësit dy doza, në mes të rrugës dhe afër dy institucioneve.

Në rastin e tretë, bashkëpunëtori shkon në afërsi të zonës “Ali Demi” dhe kundrejt 3.000 lekëve merr nga shpërndarësi, sërish në mes të rruges, dy doza.

Po në rrethe?! Krahas Tiranës, bashkëpunëtori dhe grupi i “Fiks Fare” udhëtuan edhe drejt qytetit të Korçës.

Pa asnjë numër kontakti, grupi shkoi te Drejtoria e Higjienës, ku përdoruesit shkojnë për të marrë metadonin. Bashkëpunëtori bisedoi me një person dhe, brenda pak minutash, duke lëvizur në Korçë, arrijmë të gjejmë heroinë.

Në fund, bashkëpunëtori i “Fiks Fare”, i cili tashmë është edhe i varur nga lëndët narkotike, ka një mesazh për rininë: Duhet ta dinë sepse janë në këtë botë. Në momentin që e kuptojnë pse janë në këtë botë, do ta kuptojnë se janë për një qëllim tjetër. Larg, larg, se pastaj do të bini në gropën më të madhe dhe s’ikën më nga ajo gropë. Do të vidhni shtëpinë, prindërit dhe pastaj edhe veten!

https://youtu.be/0W70LUHqxzA

RASTI I, TIRANË

Sekseri – Sa do me marr ti?

Bashkëpunëtori – Desha me e taku vetë mo burrë.

Sekseri – Ëëë është në shtëpi. S’do rob ai, t’i them unë njëherë. Se s’do rob ai. Sa?

Bashkëpunëtori – Ok, në rregull. Ke ndonjë numër tjetër ti?

Sekseri – Jo vetëm këtë.

Bashkëpunëtori – Po M…, a e ka numrin e M…?

Sekseri – M… e ka dh…, nuk shkon më njeri te M… Po hajde ikim more.

Bashkëpunëtori – Jo, mo jo. Na. Mbaro punë.

Sekseri – I do para lekët.

Bashkëpunëtori – Na (i jep 10 mijë lekë).

Sekseri – Me ça do t’a bëni?

Bashkëpunëtori – Më hundë mo.

(Bashkë me sekserin shkojnë te shpërndarësi)

Sekseri – Jepja mo s’e gjynah.

Shpërndarësi – Hajde këtej.

Bashkëpunëtori – Dale ta shoh.

Shpërndarësi – S’është e imja. E kena çuna lagje. (I bën gati dozën dhe ia jep). Ta bëj me çakmak.

Bashkëpunëtori – Mirë hajt.

RAST II, TIRANË

Telefonata me shpërndarësin

Bashkëpunëtori – O Lali?

Shpërndarësi – Hë mo gjigand!

Bashkëpunëtori – Ku je ti, ça bone?

Shpërndarësi – Këtej nga Vasil Shanto.

Bashkëpunëtori – Për sa të vij?

Shpërndarësi – Për 10 minuta!

Pas 10 minutash …

Shpërndarësi – Pse s’ke ardhur?

Bashkëpunëtori – M’ra një dorë falas, ene ndëjta 1 muaj me atë.

Shpërndarësi – Sa …

Bashkëpunëtori – Nja 10 gramë, një shoku im.

Shpërndarësi – Me 10 gramë … e dogje fare.

Bashkëpunëtori – E dogje?!

Shpërndarësi – Me 10 gramë ndëjte 1 muaj?

Bashkëpunëtori – E pijsha avash avash.

Shpërndarësi – Ëëë.

Bashkëpunëtori – E pijsha avash avash.

(Shpërndarësi i jep 2 doza heroinë. Bashkëpunëtori i jep 20 mijë lekë).

Shpërndarësi – Ta kesh në shtëpi…

Bashkëpunëtori – Është ndonjë çikë e mirë?

Shpërndarësi – Ta kesh në shtëpi dhe ta pish avash avash?! Ja fute kot tani më duket. Mos i mbaj ashtu s’e ke për t’i humb. Edhe unë e kam pasur këmbën ashtu (të infektuar nga përdorimi i heroinës) i rash mbrapa. Kam shkuar në spital, kam marrë antibiotik.

Bashkëpunëtori – Biçikletën s’e paske ndërruar ë rrusho?

Shpërndarësi – Jo, jo, ku e ndërrova, ngelëm rrugëve …

RASTI III, TIRANË

Bashkëpunëtori – S’i ke qenë?

Shpërndarësi – Po hajt mo. Një çik shpejt.

Bashkëpunëtori – Po një sekondë s’e nuk i kisha bërë gati lekët.

Shpërndarësi – Ec ë vlla, i ke në rregull?

Bashkëpunëtori – Po pra, po. Në rregull i kam, një sekondë.

Shpërndarësi – I ke tamam?

Bashkëpunëtori – Po pra. Tamam, s’e s’kam asnjë lekë më.

Shpërndarësi – Ec ë vëllai.

Bashkëpunëtori – Po na fal. Një sekondë. Na. (Bashkëpunëtori i jep 30 mijë lekë për dy doza heroinë).

Shpërndarësi – Na i ke këtu (dozat dhe largohet).

RASTI IV, KORÇË

Bashkëpunëtori-Të të them diçka? Dua ndonjë gjë të mirë, se erdha vonë nuk e kapa dot (qendrën ku shpërndahet metadoni)

Përdoruesi-Ça do?

Bashkëpunëtori-Merr vesh?

Përdoruesi -Ça do mo fol tamam

Bashkëpunëtori-Ndonjë gjë

Përdoruesi -Ça gjëje?

Bashkëpunëtori-Ça të duash ti

Përdoruesi -Mall?

Bashkëpunëtori-Po, ke ndonjë gjë?

Përdoruesi -Nga je nga të kemi?

Bashkëpunëtori-Tirana

Përdoruesi -Tirana?

Bashkëpunëtori-Ça mund të na gjesh ndonjë copë, se do ik Greqi dhe e dua për rrugës

Përdoruesi -Ça të duash ti. Po ti s’do më japësh nga kjo mua sa për kshu. Me 20 (mijë lek) do rregullohemi. Po çke bre ti do vish me lalin të dy ta mbarojmë këtë punë.

(Mbas disa min rrugë, bashkëpunëtori i jep lekët)

Bashkëpunëtori – Na o vlla na

Përdoruesi – Po jo.. mos i…

Bashkëpunëtori – Ëmo s’kagjë, na, na

Përdoruesi – Po jo bre jo këtu, ajde…

Bashkëpunëtori – Lëre se nuk na pa njeri

(Përdoruesi i bën me shenjë që të presë aty)

Bashkëpunëtori-Të vi?

Përdoruesi – Një ja mora unë atij, tashi do më japësh një copë nga ajo tendja?

Bashkëpunëtori– Po mirë.

Përdoruesi – Ëëë?

Bashkëpunëtori-Po ashtu do ta bëjmë.

Përdoruesi – S’do të bie shumë në qafë vlla. E merr vesh o?

(Në këtë moment përdoruesi i jep heroinën që bleu)

Bashkëpunëtori – Ok.

(Bashkëpunëtori ndan heroinën me përdoruesin në mes të rrugës, heroina është e mbështjellë me një copë letër).

Përdoruesi – Hape mo. O po ti e derdhe

Bashkëpunëtori – Oboboo…Na, na,na merre mbaje këtë

Përdoruesi – Është çarë e shikon që është çarë letra.

(pasi ecin edhe disa min, përdoruesi përcjell bashkëpunëtorin)

Përdoruesi – Do ikësh që këtej kështu drejt, ngele i kënaqur nga vllai?

Bashkëpunëtori – Uuu rrofsh vlla , rrofsh. /Top Channel

Të këshilluara

Gati ftesa për Maqedoninë në NATO

Javën e ardhshme, parlamenti grek pritet të ratifikojë protokollin e pranimit të Maqedonisë në NATO. Seksioni grek i CNN duke iu referuar burimeve nga Minist...

19:57

Kukës, zjarr në konviktin e nxënësve

Një zjarr i madh ka rënë këtë pasdite në godinën e konviktit të nxënësve të gjimnazeve në Kukës. Mësohet se flakët kanë rënë në sektorin e kuzhinës së konviktit...

19:52

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI