Flash

Shok i rëndë nga zhdukja e Emiliano Sala. Cardiff ka nevojë për psikolog, trajneri Warnock: "Mendova të heq dorë"

Lapsi.al 28 January 2019
Shok i rëndë nga zhdukja e Emiliano Sala. Cardiff ka nevojë

Në vigjilje të ndeshjes me Arsenal, menaxheri i Cardiff City, Neil Warnock, ka folur për herë të parë që nga zhdukja e sulmuesit Emiliano Sala. "Stërvis prej 40 vjetësh dhe ishte java më e vështirë e karrierës sime - shpjegoi ai - Kurrë nuk kisha provuar dicka të tillë. Nëse mendova të hiqja dorë? Sigurisht, për 24 orë në ditë në javën e fundit. Por kam një punë këtu, kemi një tjetër mrekulli për të bërë".

Warnock në javët e fundit e ka takuar disa herë argjentinasin Sala për ta bindur të pranonte propozimin e uellsianëve, në luftë të plotë për mbijetesë. "Gjëra si këto nuk duhet të ndodhin kurrë, ose nuk mendon se mund të ndodhin. Ndoshta më goditi më shumë se gjithcka sepse e takova djaloshin dhe fola me të, në 6 apo 8 javët e fundit, në shumë raste e unë e di se mezi priste të fillonte aventurën e re me ne".

Në fakt, situata nuk është e lehtë dhe si për teknikun ashtu dhe për skuadrën e drejtuesit është kërkuar ndihma e psikologëve për të kaluar momentin e tmerrshëm. Menaxheri 70 vjecar nuk e ka idenë më të vogël se si do të zbresin në fushë lojtarët e tij kundër Gunners. "Mendoj se lojtarët kanë nevojë për një lloj shpërqendrimi tani, sepse është e trishtë e trishtë, kaq e trishtë".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09