Flash

Rumania, në rolin e kryesueses së BE: Dëshirojmë që Shqipëria të marrin një ftesë të qartë për hapjen e negociatave

Lapsi.al 28 January 2019
Rumania, në rolin e kryesueses së BE: Dëshirojmë që

Rumania është vendi që mban kryesinë e BE-së për momentin. Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Melescanu është shprehur se Rumania dëshiron që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin një ftesë të qartë për hapjen e negociatave në BE.

Ballkani Perëndimor do të jetë në axhendën e takimit të ministrave të Jashtëm të BE më 31 janar në Bukuresht. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rumun, Teodor Melescanu, – vend që mban presidencën e BE, – ekskluzivisht për Deutsche Wellen dhe radion Digi FM të hënën se “këtë prioritet e kemi marrë nga presidencat e mëparshme të BE, sidomos nga Bullgaria dhe Austria”.

Sipas Melescanit po planifikohet që së shpejti të flitet për këtë, përfshirë dhe takimin më 31 janar në Bukuresht, “fillimisht mes nesh, vendeve anëtare dhe pastaj më vonë do të ftojmë në dialog të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Pozicioni i Rumanisë- Mbështetës i Ballkanit në BE

“Pozicioni ynë kombëtar është mbështetja e përshpejtimit të negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi në drejtim të anëtarësimit në BE, hapja e kapitujve të rinj për negociim. Ne dëshirojmë, – dhe ky do të jetë propozimi im – që ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (ose që nga ky moment Maqedonia Veriore) dhe Shqipëria të marrin një ftesë të qartë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ministri i Jashtëm rumun, Melescanu thekson se “na mbeten dy vende në Ballkan, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, që janë në një fazë fillestare, me ta ne do të jemi gati të flasim dhe të shohim si mund të mbështeten përpjekjet e tyre europiane, nëse kjo është ajo që ato dëshirojnë në nivel qeverish dhe shtetesh në fjalë.”

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI