

Mesimi i bojkotuar tek filologjiku dhe dy fotot poshte tek shkencat sociale ku protesta studente pedagoge vazhdon
Po pse ky aksion përpara të premtes së ardhshme?
Kjo e ka një shpjegim. Sepse qeveria është trembur shumë nga ultimatum që përpos studentëve kanë dhenë edhe mësimdhënësit e tyre. Asambletë e katër fakulteteve kryesore, shkencave sociale, filologjikut, gjeologji Minierave dhe se fundi shkencave të natyrës, mblodhën asamblenë e përgjithshme të universitetit dhe shpallën grevë në datën një shkurt nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre.
Lexo më tej:
Pedagogët sfidojnë qeverinë/ Nga 1 shkurti grevë e përgjithshme në universitete
Andi Bushati: Dita historike e pedagogeve qe u frymezuan nga studentet Pra në një farë mënyre, pedagogët që deri më tani ishin nën kërcënimin “edhe sikur një student të dojë të marë leksione ju duhet ti shërbeni” prej një jave kanë hedhur hapin tjetër: kanë shpallur edhe ata grevë dhe protestë nëse kërkesat e tyre nuk përfillen. Pra qëllimi personal i Ramës për të futur përçarjen mes studentëve dhe pedagogëve duket se pati efektin e kundërt dhe i përbashkoi një pjesë të madhe të tyre. Manipulimi/ Strategjia e Ramës për të vënë pedagogët kundër sutudentëve Këtë fillim jave jo vetëm tek juridiku, por as tek shkencat sociale dhe tek filologjiku nuk është zhvilluar asnjë orë mësim. Në dy fakultetet e fundit ku protesta ka marrë një qasje më intelektuale, pedagogë dhe studentë vazhdojnë të bëhen bashkë në leksione spontane dhe flasin për protestën dhe kërkesat e pa plotësuara të dhjetorit. Por edhe pedagogët qe mbrojnë kauzën studentore duket se janë trembur nga persioni dhe trysnia qeveritare që po ushtrohet mbi kolegat e tyre. Kjo e ka bërë altivistin e lëvizjes për Universitetin Arlind Qori të thotë sot: ‘Të gjithë ne jemi të lodhur nga lufta e gjatë për universitetin. Po mos pandehni se kundërshtari është i freskët. Kjo ndeshje ka arritur në raundin e dymbëdhjetë. Neve na janë mpirë pak krahët, por qeverisë po i dridhen këmbët. Të mbledhim gjithë fuqinë, që na vjen nga nëpërkëmbja e jetës së shkuar dhe shpresa e një jete të re, dhe t'u japim një të tillë grusht zullumqarëve që ta mbajnë mend për gjithë jetën! Ne kemi kemi vetëm për të fituar, ata vetëm për të humbur”. Plas tek shkencat sociale / Fillon protesta e pedagogëve Ata që kanë për të humbur po i shtrëngojnë shumë radhët. Ata po përdorin të gjitha presionet: nxitjen e revoltave për përplasjen mes studentëve, presionet mbi familjarët e tyre si dhe pedagogët dhe përdorimin e kastës së korruptuar të drejtuesve të universiteteve: Qëllimi i qeverisë është i qartë të thyej lëvizjen para 1 shkurtit, pa pranuar të përgjysmojë tarifën e masterit dhe pa pranuar ridiskutimin për Ligjin e Arsimit të Lartë. ©Lapsi.al