Lajme të këqija në shtëpinë Juventus. Ajo që shetëson klubin bardhezi është gjendja e Leonardo Bonucci, i detyruar të linte fushën e lojës në minutën e 41' të pjesës së parë ndaj Lazios.
Përmes një deklarate zyrtare, Juventus njoftoi sot se mbrojtësi ka një traumë të kaviljes së djathtë. Juventus njoftoi gjithashtu se Bonucci tashmë është duke u trajtuar për t'u riaftësuar sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ndalesa mendohet të zgjasë rreth një muaj, me numrin 19 bardhezi që mund të humbasë kështu edhe ndeshjen e vajtjes së 1/8 të Champions League kundër Atletico Madrid e programuar në 20 shkurt.
https://twitter.com/bonucci_leo19/status/1089875375985967104?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1089875375985967104&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Fit%2Fnotizie%2Fjuventus-bonucci-si-ferma-a-rischio-la-gara-con-latletico%2F1p7phpi5jgit61e16002fqyiq1
Vetë lojtari ka siguruar tifozët në twitter, por pa u shprehur për kohën e rikthimit: "Objektivi është i qartë, terapi dhe palestër për t'u kthyer sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të shijuar fitoret në fushë ashtu si dje me këtë skuadër të jashtëzakonshme"