Flash

Identifikohet shqiptari që u gjet i vdekur në burgun grek (Emri)

Lapsi.al 28 January 2019
Identifikohet shqiptari që u gjet i vdekur në burgun grek (Emri)

Është zbuluar identiteti i të burgosurit shqiptar që u gjet i vdekur në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo të Greqisë. Mësohet se viktima është 33-vjeçari Bandiol Tusha, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas mjekëve të burgut, nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e shqiptarit dhe dyshohet se gjithçka mund të ketë ardhur nga abuzimi me drogën.

Por Ministria e Drejtësisë nuk e konfirmon faktin se shqiptari i dënuar ka qenë përdorues droge, duke ngritur dyshime të mëdha për shkaqet dhe motivet e vdekjes së tij.

Pritet  ekspertiza mjeko- ligjore për të zbuluar shkaqet e sakta të vdekjes së të burgosurit shqiptar. 33-vjeçari është bërë personi i tretë që humb jetë në javë e fundit në këtë burg, ndërsa shënon shqiptarit e katërt që humb jetën në burgjet e Greqisë në pak kohë.

Të këshilluara

Shqiptari gjendet i pa jetë në burgun grek

Një i burgosur tjetër u gjet sot i vdekur në Burgun e Korydallosit. Raportohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk behët me dije është i treti që ka humbur ...

18:33

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI