Flash

Atletico Madrid: Frenon Godin, por pritet të jetë për sfidën në Champions kundër Juventus

Lapsi.al 28 January 2019
Atletico Madrid: Frenon Godin, por pritet të jetë për sfidën

Jo vetëm Juventus ka humbur për një muaj një nga elementet e rëndësishëm të tij të mbrojtjes Leonardo Bonucci, por edhe Atletico Madrid gjithashtu duhet të bëjë llogaritë pa mbrojtësin Diego Godin. Ndryshe nga bardhezinjtë e Torinos që nuk do ta kenë ish-in e Milanit në fushë për ndeshjen ndaj Colchoneros, këta të fundit pritet ta kenë lojtarin uruguajan në dispozicion për Champions.

 

Godin ka kryer ekzaminimet mjekësore rutinë këtë mëngjes dhe dëmtimi i tij duket se mund të rikuperohet në më pak se tre javë, edhe pse Altetico do ta vlerësojë me shumë kujdes gjendjen e tij:

 

"Diego Godin është zëvendësuar këtë fundjavë kundër Getafe. Në mënjesin e së hënës më 28 janar, kapiteni ynë ka kryer një rezonancë magnetike në Klinikën Universitare të Navarra, ku është konstatuar lëndimi i muskulit aduktor të kofshës së djathtë".

 

Nëse Godin nuk do t'ia dalë të riaftësohet për sfidën me Juventus, Simeone do të hedhë në fushë dyshen Gimenez-Hernandez, lojtarë të rinj, por që kanë treguar se dinë të mbajnë peshën e ndeshjeve të mëdha.

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09