Flash

Arsenal parakalon United për Perisic, del hapur Emery: "Do ishte i shkëlqyer"

Lapsi.al 28 January 2019
Arsenal parakalon United për Perisic, del hapur Emery: "Do ishte i

Në kohën kur vazhdon tratativa mes Inter e Arsenal për shitjen e Ivan Perisic, tekniku i Gunners, Unai Emery, del hapur gjatë konferencës për shtyp, përpara ndeshjes me Cardiff: "Klubi po punon për të arritur tek disa lojtarë. Nuk i di emrat, nuk mund të them me saktësi kush janë, por janë lojtarë që mund të na japin një dorë, që mund të luajnë në të dy krahët. Perisic? Mendoj se cdo lojtar që mund të na ndihmojë është i mirë".

Pas fjalëve të Marotta që kanë konfirmuar se kroati është i destinuar të largohet nga zikaltrit në këtë sesion merkato, kontaktet mes dy klubeve për të kërkuar një akord janë futur në fazë decizive. Arsenal ka propozuar një huazim me 4 milionë plùs 40 për të drejtën e blerjes, zikaltrit janë dakord me shumën, por jo me formulën, duke kërkuar detyrim blerjen.

Me merkaton që mbyllet të enjten, për Inter e Arsenal është një garë me kohën për të gjetur akordin. Pozicionet e klubeve, që kanë motivet e tyre, për momentin duken të palëvizshme. Londinezët nuk heqin dorë nga lojtari, por kërkojnë garanci, duke parë gjysmën e parë jo brilante të sezonit. Ndëra në Appiano, nuk duan ti lënë asgjë pezull, kështu që nëse duhet të iki, kroati do të largohet përfundimisht.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09