Flash

Video/ Ngo'o heroi i Tiranës: poker bardheblu, penalltia dhe dy fytyrat e Kamzës

Lapsi.al 27 January 2019
Video/ Ngo'o heroi i Tiranës: poker bardheblu, penalltia dhe dy

Michael Ngo'o, problematiku i Tiranës në gjysmën e parë të sezonit, kur bardheblutë ishin problem për veten, pas rikuperimit të raportit me teknikun, po kthehet në heroin e kryeqytetasve me zhurmë golash. Shtatlarti anglez është simboli i rikthimit të Tiranës, që këtë herë ka marrë një fitore më shumë se fondamentale për mbijetesën, duke mundur kundërshtarin direkt Kamzën, me një poker golash në pjesën e dytë, që shkatërroi ëndërrën e ndërtuar nga Gjoka në 45 minutat e para.

4-1, mjaftueshëm për të qendruar të qetë në bindjet e tyre se mund të jenë larg zonës së rrezikut, e për të konfirmuar se ajo që treguan në Kupën e Shqipërisë kundër Flamurtarit, nuk ishte rastësi.

Gjoka e kishte menduar në detaje sfidën dhe kur Plaku shënoi në minutën e 31, duke legjitimuar një përfaqësim më të mirë të Kamzës në pjesën e parë, u duk se pati më shumë se të drejtë. Vetëm se një ndëshkim i dyfishtë në të 39 komplikoi gjithcka.

"Sigurisht, ishte një forcë më pak, dhe loja e tregoi se ishte faktor dalja me të kuqe - pranoi tekniku Ernest Gjoka pas ndeshjes -. Ishte një pjesë e parë shumë e mirë. Më pas, ramë në një presion. Mua nuk më duket penallti, mund ta kem gabim, por ktheu gjithë lojën".

Penallti dhe karton i kuq për Beqirin: nëse Ngo'o fali nga pika e bardhë, me 10 lojtarë Kamza nuk mund të bënte të njëjtën lojë dhe u lëshua në mëshirën e dyshes Hasani-Ngo'o që kombinuan në të 59 dhe 67, përpara se shkodrani të kompletonte dygolëshin e tij në minutën e 74, në një tjetër asist të anglezit.

Me këtë fitore, Tirana shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e shtatë, ndërsa Kamza mbetet e parafundit, me 15 pikë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09