Flash

(VIDEO) Aksident fatal në Itali, humb jetën 23-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 27 January 2019
(VIDEO) Aksident fatal në Itali, humb jetën 23-vjeçari shqiptar

Një 23-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident rrugor në Itali mbrëmjen e së djeshme në Piacenza. Viktima, sipas raportimeve të mediave italiane, është 23-vjeçari Klodian Murrizi.

Murrizi po udhëtonte me një makinë tip “Toyota Rav 4” kur në një moment doli nga rruga dhe u përmbys. Më pas, makina shpërtheu në flakë duke i marrë jetën shqiptarit me banim në Gossolengo të Italisë.

incidente-notte-agazzana-142745.660x368

Mediat italiane raportojnë se përveç shqiptarit që humbi jetën, në mjet ndodhej edhe një person tjetër rreth 22 vjeç, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Pas mbërritjes së ekipit zjarrfikës në vendngjarje është bërë e mundur fikja e flakëve të zjarrit në mjet. Si pasojë e aksidentit është mbyllur autostrada për disa orë, por më pas situata është normalizuar.

Të këshilluara

Aksident në Gramsh, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Cerrik–Gramsh. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në fshatin Dri...

19:35

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI