Flash

Sot sërish punime në Tiranë-Durrës, si devijohet trafiku

Lapsi.al 27 January 2019
Sot sërish punime në Tiranë-Durrës, si devijohet trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se sot do të ketë sërish punime në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas ARRSH punimet do të jenë në sensin nga Tirana në drejtim të Durrësit dhe qarkullimi i mjeteve do të bëhet me një korsi.

“Sot datë 27.01.2019 në orën 8:00 vijon puna ?‍?për vendosjen e guardrelave tek City Park km 8.6 në Autostradën Tiranë-Durrës dhe kalimi i mjeteve në drejtim të Tiranës do të jetë përsëri me një korsi në këtë pikë të rrugës.”- bën me dije ARRSH.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ARRSH bëri me dije se përfundoi vendosja e barrierave guardrele tek Fordi km 7.3 dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me 2 korsi në drejtim të Tiranës.

Kjo është ndërhyrja e tretë që bëhet në autostradën Tiranë -Durrës brenda pak muajve.

Të këshilluara

Aksident në Gramsh, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Cerrik–Gramsh. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në fshatin Dri...

19:35

Haradinaj: Këtë vit, marrëveshje me Serbinë

“Një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës është e mundur këtë vit, por nuk mund të përfshijë ndryshime kufijsh”. Kështu shprehet kryeministri i Kosovës, Ramush H...

18:01

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI