Flash

Luftëtari lejoi humbjen më të thellë në shtëpi: tre gola në 7 minutat e fundit, bluzinjtë i hapën portën Kastriotit

Lapsi.al 27 January 2019
Luftëtari lejoi humbjen më të thellë në shtëpi:

Nuk është cështje sportive: ajo që u pa në Gjirokastër është dukshëm një rebelim i lojtarëve ndaj problemeve financiare të klubit Luftëtari dhe moskorrektësisë në paga. Nuk kishte ndodhur kurrë një prezantim i tillë, për më tepër kundër skuadrës së vendit të fundit në renditje, Kastriotit, që u imponua 1-5 duke e futur këtë ndeshje në histori si disfata më e rëndë ndonjëherë e gjirokastritëve në shtëpi.

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë dhe për Bledar Devollin mund të quhet pikërisht e tillë, tre vjet nga koha kur e shkarkuan nga detyra me klubin ende në Kategorinë e Parë. Do të ishte e bukur ta mendonte kështu tekniku i Kastriotit, por më tepër ishte një neglizhencë totale që Gentian Mezani në pankinën gjirokastrite nuk mund ta shmangte.

Fitorja e Kupës së Shqipërisë në mesjavë ishte gjesti i fundit në pritje të reagimit të drejtuesve, për cështjen e pagave, që as shitja e Rrocës dhe Shkurtajt nuk e përmirësoi. Cfarë do të ndodhte u kuptua që në minutën e 10 kur Xhunior shënoi golin e parë, pas një "pasigurie" të portierit Ruçi.

Pjesa tjetër është statistikore: krutanët dyfishuan, me penalltinë e Markut, ku përfshihet sërisht një situatë e pazakontë, në goditjen me bërryl të kapitenit Rapa. Goli i Filit, i vetmi që ende nuk ka pakënaqësi në Gjirokastër, duke qenë se është bashkuar pak javë më parë, ishte sinjali për shtatë minutat katastrofale të Luftëtarit: Marku në të 83-tën, Rami 3 minuta më vonë dhe Taulant Marku në minutën e 90-të, çuan shifrat në 1-5.

Kastrioti që e nisi fazën e parë pikërisht me një fitore në Gjirokastër, ka filluar ti shijojë kjo situatë, edhe pse është ende në vendin e fundit me 13 pikë. Për Luftëtari, telash është pak të thuhet, në vendin e tetë me 17 pikë.

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09