Flash

Koment i DW ditën e përkujtimit të Holokaustit: Asnjë kompromis

Lapsi.al 27 January 2019
Koment i DW ditën e përkujtimit të Holokaustit: Asnjë

Përgjegjësinë për tmerret e sundimit nazist duhet ta mbajnë të gjithë ata që jetojnë në Gjermani pa përjashtim, mendon kryeredaktorja e Deutsche Welle, Ines Pohl. Sepse kjo nuk ka të bëjë aspak me fajin individual.

Kaloi një kohë e gjatë derisa Gjermania pranoi se është një vend emigrantësh. Shumë madje nuk e pranojnë, se nuk është vetëm pasurim kulturor, kur njerëz nga e gjithë bota që jetojnë e punojnë në Gjermani. Po të kemi parasysh zhvillimin demografik, qytetarët e fuqisë më të madhe ekonomike në Europë nuk do ta mbajnë dot standardin e tyre të jetës pa fuqinë punëtore dhe kompetencën e njerëzve nga vende të tjera.

Jo të ngrirë në tmerrin e së shkuarës

Sot, 74 vjet pas çlirimit të kampit të shfarosjes Aushvitc, është një ditë e mirë për të menduar, se çdo të thotë të imigrosh në Gjermani, të jetosh apo të synosh pasaportën gjermane. Një ditë e mirë për të aktualizuar edhe njëherë, se pse tek miratimi si vend imigrimi kërkon rregulla ta qarta, të panegociueshme. E në këtë pikë ka një qëndrim gjerman të përgjithshëm, që nuk vihet asnjëherë në dispozicion, që nuk pranon kompromise: Gjermania mban përgjegjësinë për vrasjen e të paktën 6 milionë hebrenjve.

Mban përgjegjësinë për vdekjen dhe dhimbjen e disa miliona të tjerëve në kontinentin europian e përtej. Kjo histori e Gjermanisë nuk kalon kurrë, nuk mund të harrohet, duhet të mbahet gjallë, me ditë përkujtimore si kjo e 27 Janarit. Por vështrimi pas nuk do të thotë ngrirje në tmerrin e së shkuarës. Ai duhet drejtuar përpara e gjithmonë duhet të jetë i lidhur me pyetjen - çfarë duhet bëjmë ne sot për t'iu përgjigjur si duhet kësaj përgjegjësie?

Pikërisht sepse të mbijetuarit e fundit, por edhe kriminelët e fundit po ndërrojnë jetë, duhet të gjejmë rrugë të tjera për t'ua sjellë afër këtë përgjegjësi të rinjve, votueseve e votuesve të ardhshëm, vendimmarrësve politikë të së ardhmes. Sa më shumë kohë të kalojë nga epoka e sundimit nazist, aq më e vështirë do të bëhet mbajtja gjallë e rëndësisë që ka kjo përgjegjësi për të tashmen.

Përtej kufijve partiakë

Prandaj është i rëndësishëm dhe i duhur informimi në shkolla, ekskursionet e klasave në kampet e shfarosjes dhe përqendrimit, por edhe në fushëbeteja si Verdun. Është e rëndësishme dhe gjëja e duhur që të gjitha forcat politike e demokratike, përtej kufijve partiakë të bashkohen për të luftuar urrejtjen ndaj hebrenjve dhe antisemitizmin.

Por po kaq e rëndësishme është t'ua bëjmë të qartë atyre që imigrojnë sot në Gjermani, apo ata që jetojnë këtu, por që të parët e tyre nuk e jetuan këtë fazë të errët të historisë gjermane, - të gjithë ata që jetojnë sot në Gjermani duhet të jenë të gatshëm ta marrin këtë përgjegjësi. Sepse kjo nuk ka të bëjë aspak me fajin individual, por me vetëdijen e Republikës Federale Gjermane. E kjo duhet pohuar qartë në këtë 27 Janar./ DW

[caption id="" align="alignnone" width="940"]Ines Pohl Kommentarbild App Kryeredaktorja e Deutsche Welles, Ines Pohl[/caption]

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI