Flash

Harron "fletën" në restorant, Drejtori Sportiv i Juventus zbulon padashur merkaton

Lapsi.al 27 January 2019
Harron "fletën" në restorant, Drejtori Sportiv i Juventus

Ekzaktësisht si në një film me spiunazh, edhe pse merkato e futbollit - mes sekreteve e informacioneve të rezervuara - një ide të tillë të jep. Sipas asaj që bën të ditur "Il Tempo", Fabio Paratici ka harruar në tavolinën e një restoranti milanez një listë me objektiva të merkatos së Juventus. Një fletë, që është publikuar menjëherë, ku lexohen emrat e Zaniolo, Milinkovic-Savic, Chiesa, Romero, Tonali e jo vetëm. E gjitha kjo me shifra të sakta, të shtuara në krah të cdo emri.

Fleta në fakt duket shumë interesante, duke qenë se në listën Juventus janë Zaniolo i Roma (vlerësuar 40 milionë euro), Chiesa (50 milionë), genoani Romero (20 milionë) e talenti i Brescia Tonali (20 milionë). Lojtarë të rëndësishëm, të cilëve i shtohen të rinj të prespektivës si Szoboszlai e Zennaro: i pari është një mesfushor hungarez datëlindja 2000 i Salsburg e, për të, Paratici mendon për një huazim me të drejtën e blerjes për 10 milionë; tjetri, po 18 vjec është mesfushor ofensiv i Venezia që vlerësohet 3 milionë.

Objektivi i madh është Milinkovic-Savic, shkruar poshtë emrit të Pjanic: vetëm se në fletë është shkruar Savic e mund të flitet edhe për mbrojtësin e Atletico Madrid, por pozicionimi me Pjanic të lë të kuptosh se është serbi i Lazios. Natyrisht duhet vërtetuar se nuk ka asnjë të dhënë që fleta është përpiluar nga Drejtori Sportiv i Juventus.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09