Flash

Shoqërohet në polici një prej protestuesve të Unazës së Re

Lapsi.al 26 January 2019
Shoqërohet në polici një prej protestuesve të Unazës

Partia Demokratike ka denoncuar se një prej protestuesve të Unazës së Re është shoqëruar në polici. Deputeti i PD, Klevis Balliu tha se Besnik Doci është shoqëruar pa asnjë justifikim.

Banorët, të shoqëruar edhe nga deputetët e opozitës kanë marshuar drejt komisariatit numër 2, duke kërkuar lirimin e protestuesit.

"Kjo qeveri është kthyer në një biznes familjar. Presionet e qeverisë janë të ndryshme, shoqërime në polici, blerje të një personi apo tjetër, gje të cilën ata nuk arritën ta bëjnë këtu në Unazë. Ndaj ata mundohen për të terrorizuar banorët me manikeritë. Por këta le të vijnë kur të duan, këtu do të jeni ju, do të jetë opozita. Sot kemi informacionin e radhës së kanë shoqëruar në polici, Besnik Docin. E kanë shoqëruar me justifikime të kota. Nuk mund të shoqërohen njerëzit në polici për të mbrojtur aferat korruoptive", tha Balliu

Ende nuk ka informacion konkret për arsyet e këtij shoqërimi.

Të këshilluara

Aksident në Gramsh, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Cerrik–Gramsh. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në fshatin Dri...

19:35

Haradinaj: Këtë vit, marrëveshje me Serbinë

“Një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës është e mundur këtë vit, por nuk mund të përfshijë ndryshime kufijsh”. Kështu shprehet kryeministri i Kosovës, Ramush H...

18:01

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI