Flash

PD në protestë kundër HEC-it në Holtë, qytetarët po mashtrohen

Lapsi.al 26 January 2019
PD në protestë kundër HEC-it në Holtë, qytetarët

Deputetë të PD-së janë mbledhur në kanionin e Holtës ditën e sotme për të kundërshtuar ndërtimin e HEC-it.

Qytetarë të zonës i janë bashkuar gjithashtu atyre për të kundërshtuar me forcë masakrimin e natyrës.

I pranishëm në protestë, kreu i Departamentit për Turizmin në PD, Jamarbër Malltezi tha se qeveria po mashtron qytetarët, ndërsa thotë se HEC-i mbi Holtë është pezulluar, pasi sipas tij vendimi i këshillit kombëtar të territorit është në fuqi me firmë dhe vulë nga Edi Rama. Malltezi komentoi gjithashtu edhe takimin e ministrave me banorët e zonës.

“Qeveria ka sjellë dje 50 karrige dhe dhjetëra zyrtarë qe ka bërë gjoja si diskutim që ERTV e shfaqi sot paradite sikur ishte LIVE. Në fakt ishte i djeshmi se aty nuk kap as vala telefonit. E mbajti 24 orë edhe ta qethte kronikën nga folësit e padëshiruar.

Dje kanë mashtruar qytetarët se ju kanë thënë që e kanë bllokuar POR në fakt vendimi i këshillit kombëtar të territorit është në fuqi me firmë dhe vulë nga Edi Rama, Damiani dhe drejtoresha e planifikimit të territorit prandaj deklarata me goje e kuklles se edvinit eshte propagande boshe. Nderkaq ne zone eshte betonuar mu buze kanionit” – u shpreh Malltezi.

Ndërkohë në një status në rrjetet sociale deputeti i PD, Endri Hasa ndërsa ka publikuar foto të protestës si edhe video mbi punimet për HEC-in, shkruan se shtrati pranë kanionit është shkatërruar. Ai i bën apel qytetarëve të Gramshit dhe mbarë Shqipërisë që të mos lejojnë që shkatërrimi të vijojë.

https://www.youtube.com/watch?v=SFNIgg4StFg

https://www.facebook.com/endrihasa.al/videos/2131706186868164/

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI