Flash

"Mbylleni gojën": Xhaka shumë shqiptar për të qenë zviceran...

Lapsi.al 26 January 2019
"Mbylleni gojën": Xhaka shumë shqiptar për të

Granit Xhaka është përfshirë në një konfrontim të shëmtuar me tifozët e Arsenal, në momentin e largimit nga Emirates, pas eleminimit nga FA Cup. Mesfushori natyrisht i dëshpëruar për humbjen 3-1 në shtëpi nga Manchester United në raundin e katërt të kompeticionit, e pa mbrëmjen ti shkonte nga keq në katastrofë, kur u mundua të shkonte në shtëpi.

Një grup tifozësh të Arsenal e kanë kritikuar kosovarin që luan për Zvicrën për performancën e tij, duke i zënë rrugën në dalje - dicka e cuditshme, sipas The Sun, duke qenë se ai ishte larg të qenit lojtari më i keq në mbrëmjen e mjerueshme të Topcinjve. Ndërsa tifozët kanë vazhduar të nxjerrin inatin e tyre, Xhaka i ka thënë prerë: "mbylleni gojën" përpara se të ngrinte xhamin e makinës.

Nuk është se të gjithë ishin polemizues me Xhakën, sepse një prej tyre i është drejtuar "ne të duam shumë". Vetëm se kjo përplasje verbale e shqiptarit erdhi pas asaj në fushë. Xhaka gati kaloi në kontakt fizik pas një konfrontimi të ndezur me Jesse Lingard.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09