Flash

Makinat e djegura në Vlorë, në pronësi të një biznesmeni

Lapsi.al 26 January 2019
Makinat e djegura në Vlorë, në pronësi të një

Mbrëmjen e ditës së djeshme, në qytetin e Vlorës janë djegur tre automjete, të cilat mësohet se i përkasin biznesmenit me iniciale E.H.

Kjo ngjarje ka ndodhur në lagjen "Uji i Ftohtë", në Vlorë. Policia ka njoftuar se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme.

Makinat janë në pronësi të shtetasit E.H, i cili zotëron dhe një lokal në qytetin e Vlorës së bashku me një të afërme të tij.

Informacion paraprak

Më datë 26.01.2019, rreth orës 01:58, në lagjen “Ujë i Ftohtë” automjeti tip “Smart” ka marrë flakë, ku si pasojë e flakëve janë djegur pjesërisht edhe 2 automjete të tjera të markave “Audi” dhe “Landrover” në pronësi të shtetasit E.H.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI