Për 25-vjetorin e karrierës, që e festuan vitin e kaluar, “Backstreet Boys” një ndër grupet e pakta të djemve të mbetura me formacionin origjinal, i dhuruan vetes një eksperiencë “residency”, “Backstreet Boys: Larger than Life”, në Las Vegas, që pritet të përfundojë më 27 prill.
Bilanci i karrierës dhe rruga e re e së ardhmes së “Backstreet Boys” janë ndërthurur në albumin e ri “DNA”. “Grupi është formuar 26 vjet më parë”, -tha Howie D.. “Kemi pasur ulje-ngritje, por nga eksperiencat personale kemi kuptuar se gjëja më e rëndësishme ishte të bënim atë që ishte më e mira për grupin”.
Në “DNA”, paraprirë nga kënga “Don’t go breaking my heart”, ndihet prania e kërkimit të tingujve të rinj, përfaqësuar dhe nga bashkëpunimi me Ryan Tedder i “ OneRepublic” dhe Shawn Mendes.
“Ajo që na pëlqen shumë te ky album është fakti se këngët janë një pasqyrë e jona si individë dhe si pjesë e grupit. Është ADN-ja jonë”, -tha Kevin Richardson.