Flash

Atleti që mbijetoi dy herë: jeta e pabesueshme e Shaul Ladany

Lapsi.al 26 January 2019
Atleti që mbijetoi dy herë: jeta e pabesueshme e Shaul Ladany

New York Times e përcaktoi “An ultimate survivor”, i mbijetuari i madh. Shaul Ladany, në fakt, ka “mbijetuar” dy herë. I lindur në Beograd, në 2 prill 1936, në një familje hebrejsh me origjinë hungareze, Ladany, në fëmijëri, përfundoi në kampet e përqendrimit në Bergen Belsen. Pas Luftës së Dytë Botërore, në 20 dhjetor 1948 arrin të zbarkojë në Haifa e që nga ai moment jeton në Izrael, ku u bë një profesor në universitetin e inxhinierisë e një atlet i nivelit të lartë në ecje sportive. Disa herë i është dashur të ndërpresë punën e sportin për të veshur uniformën e artiliarit: e bëri për “Luftën e gjashtë ditëve” (1967) e përsëri për Yom Kippur (1973).

Si atlet në ecje sportive, eksperiencën e parë olimpike në moshën 32 vjecare, e pati në Meksikë 1968, ku u pozicionua i 24° në garën prej 50 km. Katër vjet më pas, në moshën 36 vjecare, u grumbullua përsëri për Lojërat Olimpike, në edicionin tragjik të Mynihut 1972. Në 3 shtator 1972 u rendit i 19° në 50 km distancë. Dy ditë më pas, në natën mes 4 e 5 shtatorit, komando palestinezë të mbiquajtur “Shtatori i zi” u fut në numrin 31 të Connolly Strasse, ku ishte vendosur delegacioni izraelit. Atentati mbeti në histori si “Masakra e Mynihut”.

Terroristët morën peng godinat 1 e 3. Ladany, bashkë me 5 të tjerë, gjendej në ndërtesën numër 2 e për këtë arsye shpëtoi, duke ikur nga një dalje dytësore. Tani, Shaul Ladany jeton në Omer, në shkretëtirën e Negev. Jeta e tij e pabesueshme është bërë libër, “Pesë rrathë e një yll” ku përshkruhen të gjitha etapat e të mbijetuarit të dyfishtë që në 2 prill do të mbushë 83 vjec.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09