Flash

Arrestohen tre shpërndarës droge në Memaliaj

Lapsi.al 26 January 2019
Arrestohen tre shpërndarës droge në Memaliaj

Tre shpërndarës droge në zonën e Memaliajt kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit "Luftinja"

Ndalimi i tyre u bë pasi u ushtua kontrolle në aksin rrugor Memaliaj -Luftinjë

Të ndaluarit janë L. C. 28 vjeç, N.K, 21 vjeç dhe F.Ç. 43 vjeç,  banues në Xhafaj e Dervishaj, të Bashkisë  Memaliaj.

Në aksin rrugor Memaliaj - Luftinjë, shtetasve L.C e N.K. që udhëtonin sëbashku në një automjet , si dhe shtetasit F.Ç. që udhëtonte në automjetin e tij, gjatë kontrolleve të ushtruara fizike e në automjete, iu gjetën dhe sekuestruan më cilësinë e provës materiale 100 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale  “Prodhim dhe shitje të narkotikëve ”  të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI