Flash

Kampionët e futbollit financojnë kërkimet private për Emiliano Sala

Lapsi.al 26 January 2019
Kampionët e futbollit financojnë kërkimet private për

Familja e futbollistit argjentinas, Emiliano Sala, ka nisur sërisht kërkimet, në mënyrë private, për avionin e zhdukur të hënën në Kanalin e La Manshit, ndërsa udhëtonte blerja e re e Cardiff City. Lajmi është dhënë me një fushatë e grumbullimit të fondeve online për të financuar operacionin e konfirmuar nga agjensia AFP nga një mik i familjes së sulmuesit argjentinas.

"Apeli për të grumbulluar fonde, nisur të premten pasdite, i ka lejuar të afërmve të Emiliano Sala, përmes një organizate të specializuar, të rinisë kërkimet në Kanal këtë të shtunë", ka dhënë në një komunikatë në faqen zyrtare GoFundMe. "Dy barka po kryejnë operacionet e kërkimit". Rreth 2.000 persona kanë kontribuuar në këtë fushatë, duke grumbulluar gati 190.000 euro (217.000 dollarë).

Avioni që transportonte Sala nga Nantes në Uells u zhduk nga radari rreth 20 km në veri të ishullit të Guernsey, të hënën në mbrëmje. Policia bëri kërkimet për disa ditë përpara se të vendoste ndërprerjen e tyre. Sipas asaj që referohet nga The Times, mesfushori i Chelsea, N'Golo Kante, ish-shoku i Sala tek Caen, ka dhënë ndihmën e tij financiare për kërkimet. Bashkë me të, fushatës i janë bashkuar edhe Rabiot, Higuain e kampionë të tjerë të futbollit.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09