Nuk ndalet Manchester United i frymëzuar ashtu si askush nuk e kishte imagjinuar nga tekniku Ole Gunnar Solskjaer. Që kur zëvendësoi Jose Mourinho në pankinën e Old Trafford, norvegjezi njeh vetëm fitore dhe ajo 1-3 në FA Cup kundër Arsenal është mrekullia e tetë e Baby Face Assasin.
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/2q/2qbw.mp4
Të gjithë të cliruar nga zinxhirët tek Djajtë e Kuq, që nga Romelo Lukaku që me portugezin rrezikoi të dilte një tjetër herë flop, e deri tek Alexis Sanchez që Special One nuk i gjeti kurrë vendin e duhur për ta përdorur. Pa përmendur armikun Martial. Për ironi të fatit, të gjithë shkuan në gol në Emirates, duke shkatërruar idetë e Unai Emery për të vazhduar më tej në këtë kompeticion.
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/6o/6oZN.mp4
Në fakt janë “Djajtë e Kuq” që kalojnë në rundin e pestë të kupës, me golin e ish-Topcinjve, Alexis Sanchez e Lingard, në tre minuta cmendurie kur prapavija e londinezëve u shthur nga dy asist të Lukaku, protagonist edhe në golin e tretë madje...
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ox/oXqX.mp4
Arsenal ishte shumë i brishtë për të bërë rezistencën kundër një skuadre ultra ofensive të Solskjaer, megjithatë pas golit të Pierre-Emerick Aubameyang, në fundin e pjesës së parë, loja mund të merrte tjetër rrjedhë. Deri kur Lukaku nuk ndërmori një kundërsulm shkatërrimtar, ku pas grushtimit të portierit për Martial ishte fare e thjeshtë të mbyllte llogarinë.
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/nj/NjA5.mp4
Tani United duhet të mendojë për ndeshjen e ardhshme në Premier League. Në “Old Trafford” më 29 janar vjen Burnley, ndërsa Arsenal pret në shtëpi Cardiff City.